MILAN NË DYSHIME! Probleme me dëmtime dhe mungesa përballë Bolonjës

Në përballjen e së dielës ndaj Bolonjës, Milani do të zbresë me mungesa. Leao nuk do të zbresë në sulm për shkak të dëmtimit por paqartësi ka dhe për Nkunkun. Ndërsa edhe dy lojtarë ende nuk janë të qartë nëse janë të gatshëm

Te Milani, vëmendja është e gjitha te Rafael Leao. Sulmuesi portugez, i dëmtuar që në ndeshjen e parë të sezonit kundër Barit, vazhdon stërvitjen e veçuar. Problemet në pulpë nuk janë zhdukur dhe, sipas stafit mjekësor, nuk do të rrezikohet të dielën kundër Bolognës.

Objektivi i klubit është ta ketë gati për sfidën e rëndësishme në transfertë kundër Udineses më 20 shtator.

Paqartësi ka edhe për Christopher Nkunku. Francezi ka pranuar se është ende prapa me formën fizike. Kjo situatë i hap rrugë çiftit Pulisic–Gimenez, të cilët kanë shkëlqyer me kombëtaret e tyre. Megjithatë, të dy do të kthehen vetëm të enjten nga impenjimet ndërkombëtare dhe për Pulisic parashikohet aktivizimi në pjesën e dytë.

Të enjten pritet rikthimi në Milanello edhe i Mike Maignan dhe Adrien Rabiot. Mesfushori francez, i vërshëllyer nga tifozët në ndeshjen Francë–Islandë, është në garë për një vend titullari kundër Bolognës. Ai rivalizon me Loftus-Cheek, ndërsa Modric dhe Fofana janë të sigurt në formacion.

Një tjetër shqetësim është Pervis Estupinian. Mbrojtësi qëndroi jashtë në fitoren e Ekuadorit ndaj Argjentinës për shkak të një mbingarkese muskulare dhe mbetet në dyshim për fundjavën.

Përballja me Bolognën të dielën në mbrëmje do të testojë gjendjen e skuadrës së Chivu, e cila pret rikuperimin e yjeve, por duhet të mbështetet tek alternativat për të nisur mbarë sezonin.