JUVE GATI PËR INTERIN! Të shtunën ndeshja që ndikon në renditje, shifrat e përballjeve

Juventusi do të presë të dielën Interin, ku do të vendoset se cila nga skuadrat do të vijojë të qëndrojë në krye. Edhe pse serie a është vetëm në javën e tretë derbi konsiderohet si pikë vendimtare. Megjithatë shifrat flasin për zonjën e vjetër që në shtëpi ka fituar 63 ndeshje ndaj zikaltërve

"Alianz Arena" do të presë këtë të shtunë një nga ndeshjet që do të ketë peshë deri në përfundim të serie a. juventus do të presë interin në një derbi që do të flasë shumë edhe pse zhvillohet në vetëm javën e tretë.

Në 184 ndeshje në Serie A, Juventusi ka fituar 88 herë, Interi 49, ndërsa 47 janë mbyllur në barazim.

Në Torino, bilanci është dominues për bardhezinjtë: 63 fitore, kundrejt vetëm 12 të Interit.

264 janë shënuar nga juventus dhe 213 për Interin.

Interi ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Juventusit, ndërsa bardhezinjtë kanë qenë historikisht “armiku” më i vështirë.

Tre nga katër sfidat e fundit të fazës së parë janë mbyllur në barazim.

Në 12 ndeshjet e fundit në Torino, Interi ka fituar vetëm një, në prill 2022 me gol të Çalhanoglu.

Për të tretën herë në histori, dy skuadrat përballen kaq herët në sezon, pas viteve 1939 dhe 2013.

Juventus nuk ka pësuar gol në dy javët e para dhe mund ta arrijë këtë rekord për herë të parë në histori edhe në tre ndeshje radhazi.

Interi rrezikon dy humbje në tre javë të para, diçka që nuk ndodhte prej disa vitesh.

Statistikat tregojnë se Interi është skuadra me më shumë tentativa nga brenda zonës ndërsa Juventusi ka goditur më shumë nga distanca.