Publikohen formacionet e Serbi–Angli, sfidë me interes të madh edhe për Shqipërinë
Në orën 20:45, Beogradi do të jetë në qendër të vëmendjes me përballjen Serbi–Angli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
“Tre Luanët” mbërrijnë si favoritë absolutë, pas katër fitoreve radhazi në Grupin K, ndërsa përballë tyre serbët kërkojnë pikë jetike për të mbajtur gjallë shanset për vendin e parë.
Kjo ndeshje ka interes të madh edhe për Shqipërinë, e cila në të njëjtën kohë do të sfidojë Letoninë në “Air Albania”.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga Sylvinho, shohin me shpresë një fitore të anglezëve, që do t’i favorizonte në luftën për vendin e dytë.
Pak orë para fillimit, trajnerët Dragan Stojkoviç dhe Thomas Tuhel kanë zbuluar formacionet zyrtare të supersfidës në Beograd.
Për të dyja ekipet, ky është një duel që mund të përcaktojë shumë për fatin e grupit, ndërsa sytë e shqiptarëve do të jenë të ndarë mes Tiranës dhe kryeqytetit serb.

