K*nfliktohen për çështje pronash, arrestohen dy vëllezërit e moshuar në Tiranë

Dy vëllezër në Tiranë, të moshuar 74 dhe 71 vjeç, kanë përfunduar në pranga pasi një konflikt për pronën degjeneroi në dhunë fizike mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

• arrestuan shtetasit M. Z., 74 vjeç, dhe B. Z., 71 vjeç, vëllezër, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.