Paris Hilton gjobitet në Beverly Hills
Aktorja Paris Hilton është gjobitur ditën e djeshme në Beverly Hills, pasi ka tejkaluar shpejtësinë. Një polic duket se nuk e ka marrë në konsideratë famën e saj dhe e ka trajtuar Parisin si një qytetare të zakonshme duke e gjobitur.
Aktorja e veshur me rozë, flokë gërsheta dhe një palë syze dielli, nuk është shqetësuar shumë për këtë ngjarje pasi është fotografuar duke folur në telefon në momentin që polici plotësonte fletën e gjobës.
Por kjo nuk është hera e parë që kjo gjë i ndodh asaj, pasi në vitin 2007 Paris ju hoq patenta dhe ju konfiskua makina për tejkalim shpejtësie dhe dhënie makine në gjendje të dehur. Ajo u detyrua nga autoritetet përkatëse të bëhej pjesë e një programi 3 mujor për njërëzit e alkolizuar.
Por për një multi-milionere dhe pronare të një hoteli luksoz pagesa e një gjobe nuk është diçka për tu shqetësuar. Kështu që ajo nuk ka lejuar këtë ngjarje t`ia prishë ditën. Pasi disa orë më pas është parë e veshur me një fustan modern të shkurtër, duke shkuar për në kursin e saj të vallëzimit.