Xhelozia midis motrave Kardashian

Në ndryshim nga çdo familje tjetër ata janë të veçantë, sepse shtëpia e tyre është kudo e rrethuar nga kamera, të cilat pasqyrojnë gjithçka që ndodh në familjen Kardashian.Kardashian Këtë herë në emisionin shumë të ndjekur në botë por sidomos në Amerikë, “Keeping Up With Kardashians” u vunë re debate të shumta midis të dashurës së Kanye West ,Kimit dhe motrës së saj më të madhe Kortney-t.Keeping Up With the KardashiansGjithçka nisi kur 30 vjeçari Scott Disick i cili është dhe i dashuri i Korney-t ,filloi ti qëndronte pranë Kimit më shumë seç duhej duke u përpjekur ti ngrinte humorin gjatë shtatëzanisë së saj të vështirë. Dhe këtë e ka bërë duke e ftuar për dreka ose darka, duke i qëndruar afër pjesën më të madhe të ditës, dhe duke i folur me fjalë magjepsëse.Kardashians at warKjo ka shkaktuar pakënaqësi tek e dashura e tij e cila nuk hezitoi të vraponte drejt tij dhe ti tregonte vendin që meritonte. Ai shumë i habitur shprehet se të gjthë këtë po e bën për të ndihmuar Kimin të kalojë diçka të vështirë sepse ajo kishte nevojë për ngrohtësinë dhe vëmendjen e të gjithëve në ato momente. Me sytë e errësuar nga xhelozia ajo nuk i besoi asnjë nga fjalët që ai përdori për të shfajësuar veten.Keeping Up With the KardashiansPor episodi i serialit më të ndjekur të momentit i njohur dhe si The Kardashians, nuk përfundoi këtu. Kortney priti derisa motra e saj e vogël të vinte në shtëpi për ti treguar se çfarë ndjente. Pas shumë zënkash, dhe akuzash 32 vjeçarja Kim shpjegoi se nuk do ta bënte kurrë atë për të cilën akuzohet, ajo ndjehet mirë me babain e vajzës së saj Kanyen të cilin nuk do ta ndërronte me asnjë, dhe kjo ishte e tepruar. Fundin e vërtetë të zënkave e dha nëna e tyre Kriss Janner e cila arriti të vendoste paqe midis motrave dhe marrëdhenies së Cortneyt me Scott-in.Kim Kardashian Keeping Up With The KardashiansKeeping Up With The Kardashians