Napoli e nis sezonin me humbje në miqësore, debuton Kevin De Bruyne

Sezoni 2025-2026 i Napolit nis me një zhgënjim: Kampionët e Italisë pësuan një humbje 0-2 kundër Arezzos në miqësore.

Një debutimin me humbje për Kevin De Bruyne, por që nuk e shqetëson shumë trajnerin Antonio Conte.

Pjesa e parë pati shumë debutime për napolitanët: De Bruyne, Marianucci, Lucca dhe Lang, ku të gjithë ishin titullarë.

Belgu, ish-lojtar i Manchester City, u përpoq menjëherë të shpikte diçka në sulm, por pa sukses.

“Janë vetëm 6 ditë grumbullim ku kemi punuar shumë. Luajtëm dhe provuam disa nga gjërat e reja që kishim përgatitur. Kemi qenë pushim për një kohë të gjatë dhe nga ana fizike jemi ende pas”, tha Conte.

“Duhet ende të punojmë shumë dhe të gjejmë vendet e duhur taktikisht për lojtarët e rinj që kanë ardhur. Në ditët në vijim do të kemi më shumë qartësi si në lojë ashtu dhe në skemat që do të përdorim”, tha Conte.