Copenhagen shumë i fortë për Dritën, 2 penallti në pjesën e dytë vendosin ndeshjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 22:35
Kampionët e Dritës së Gjilanit, i kanë bërë rezistencë plot 69 minuta, gjigantëve të Kopenhagenit, në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin 2 me 0.
Vendasit e drejtuar nga trajneri Nestrup, iu falë dy penalltive në minutat 69 dhe 76 që u shndërruar në gol nga Magnus Matson.
Pavarësisht humbjes, skuadra e Dritës, arriti të regjistronte një paraqitje pozitive, duke përballuar denjësisht një rival si Kopenhagen.
Dueli i kthimit do të zhvillohet pas një jave në qytetin e Prishtinës.
