Von der Leyen: Bashkëpunim me SHBA-në, edhe pse tregtia e saj shtrihet në të gjithë botën

Në frontin tregtar, ne po punojmë për të rivendosur partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara mbi një themel më të fortë, deklaroi sot presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

”Ne gjithashtu e dimë se 87% e tregtisë globale bëhet me vende të tjera, shumë prej të cilave kërkojnë stabilitet dhe mundësi të reja”, shtoi ajo, ndërsa merrte një diplomë nderi nga Universiteti Keio në Tokio.

“Unë jam këtu në Japoni për të thelluar lidhjet tona. Vende nga e gjithë bota vijnë tek ne për të bërë biznes, nga India në Indonezi, nga Amerika e Jugut në Korenë e Jugut, nga Kanadaja në Zelandën e Re”, tha ajo.

”Ne të gjithë po përpiqemi të krijojmë forcën dhe pavarësinë tonë. Vetëm duke punuar së bashku mund ta bëjmë këtë”, theksoi Von der Leyen.