Conference League/ Ballkani me një 'këmbë' në turin tjetër, fiton 4-2 ndeshjen e parë ndaj Florianas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 22:40
Ballkani ka mposhtur Florianën me rezultatin 4 me 2.
Ndeshja në “Fadil Vokrri” ishte e para e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadrat e Orges Shehit ia doli të përmbysë rezultatin, ndërsa Tolaj dhe Adetunji shënuan dopieta personale.
Pjesa e parë u mbyll me katër gola, ndërsa dritat ikën disa sekonda para fundit.
Në pjesën e dytë ishte goli i Adetunjit me kokë, që vulosi gjithë takimin.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Maltë javën tjetër.
