‘Tour de France 2025’/ Mathieu Van der Poel braktis garën përpara etapës së 16-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 15:50
“Grande Boucle” ka humbur njërin prej protagonistëve të saj kryesor.
Mëngjesin e ditës së sotme ekipi i Alpecin-Deceuninck ka lajmëruar se Mathieu Van der Poel është tërhequr nga gara.
“Mathieu në ditët e fundit ka shfaqur simptoma të ftohjes. Të hënën pasdite gjendja e tij u rëndua shumë, ndërsa të nesërmen pati edhe temperaturë.
Pasi kontrolleve në ‘Narbonne Hospital’ mjekët dolën në përfundimin se ai vuante nga një formë pneumonie”, ishte njoftimi i bërë nga skuadra e ish-kampionit të botës.
