Aplikimet për drejtoritë e bashkive, Rama: Vlora po ecën me fazën e intervistave! Me Institutin Tony Blair është konceptuar një strutkturë e re në Bashkinë Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2025, 17:54
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim lidhur me aplikimet që po bëhen në disa prej bashkive të vendit për drejtimin e disa sektorëve të njësive vendore.
Rama thekson se Vlora, si bashkia që filloi e para këtë proces, është në fazën e intervistave për kandidatët e interesuar.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, është zhvilluar një model i ri organizativ për Bashkinë e Tiranës, i cili do të implementohet edhe në bashki të tjera për të forcuar qeverisjen lokale.
Në fund, ai thekson rëndësinë e këtij procesi në përgatitjen e bashkive për të kontribuar më mirë drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian për vitin 2030.
