Burimi: Lapaj dhe Shabani na shitën një prozë politike, por provuan se janë politikanë si të tjerët

Përmes një interviste në Ora News, analisti Genc Burimi tha se Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani na shitën një prozë politike, por provuan se janë politikanë si të tjerët.  

Burimi: Pse është i rëndësishëm një mandat? Sepse ka të bëjë me pushtetin dhe kur je në lojë me pushtetin ke të tilla sherre, qysh në nivelet e larta, Trump dhe Musk që degjeneruan, pastaj e ke edhe në Francë ku është një traditë tradhtia politika. Edhe në shqipëri ka ndodhur Ram-Meta-Berisha.

Sot është Lapaj dhe Shabani që duan të dy të jenë në parlament të dy sepse përndryshe njëra nga partitë merr një avancë në zgjedhje. Sigurisht që është për të ardhur keq sepse na shitën një tjetër prozë politike dhe treguar se janë politikanë si të tjetër.