“PARTIZANI”, NË SHTATOR/ Berisha shkon në SPAK, jo në GJKKO! Shtyhet sërish gjyqi, Malltezi: Prokuroria ushtron presion

Eshte mbajtur kete te hene seanca për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Ish-kryeministri Sali Berisha që është i pandehur për korrupsion nuk është paraqitur.

Përmes një shkrese dorëzuar gjykatës, Berisha ka deklaruar se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës.

Përgjigja e Berishës: "Kam dijeni për seancën e së hënës dhe deklaroj se nuk do paraqitem. Dua të përfaqësohem nga avokatët Genci Gjokutaj dhe Klodina Gjyzari. Do të paraqitem sa herë të jetë nevoja dhe kur ta mendoj të arsyeshme se duhet të jem i pranishëm".

Aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për vendim të ndërmjetëm në dhomë këshillimi për vijimin ose jo të seancës, pasi avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk është i pajisur me prokurë të posaçme, por gjykata ka vetëm miratimin e të pandehurit verbalisht në seancën paraprake.

Në këto kushte, GJKKO-ja ka vendosur ta vijojë seancën.

“I pandehuri Fatmir Bektashi ka dijeni rregullisht për seancën”, ishte vlerësimi i trupës gjykuese.

Po ashtu gjyqtarja Elsa Ulliri relatoi se ka kërkuar të heqë dorë nga procesi, por që nuk është pranuar nga zv. Kryetari i Gjykatës.

Nga ana e tij, avokati i ish-kryeministrit, Genci Gjokutaj përsëriti kërkesën për përjashtimi nga procesi i tre gjyqtarëve.

“Kemi një kërkesë për të përjashtuar treshen gjykuese nga procesi. Gjyqtarët nuk ofrojnë gjykim të paanshëm, pasi janë nen vëzhgim nga SPAK. Kërkesa për përjashtim është për treshen e caktuar për dosjen “Partizani””, u shpreh avokati Gjokutaj.

“PARTIZANI”, NË SHTATOR/ Berisha shkon në SPAK, jo në

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Klodian Skënderi, avokati i dhëndrit të kreut të PD-së, Jamarbër Malltezit.

“Jemi në të njëjtën linjë me avokatin Genci Gjokutaj”, u shpreh Klodian Skënderi.

Lidhur me këto pretendime, prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, u shpreh se të gjitha kërkesat janë shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Arben Kraja: “Të gjitha kërkesat e bëra nga avokatët kanë kaluar në Gjykatën Kushtetuese dhe është shprehur kjo e fundit. Gjithsesi, do ta vlerësojë trupa që do marrë kërkesën”.

Pas parashtrimit të këtyre pretendimeve, GJKKO vendosi të shtyjë për herë të dytë seancën për dosjen “Partizani”, ku u vendos që seanca e radhës të mbahet të hënën e 15 shtatorit në orën 10 e 30.

Në përfundim të seancës, Jamarbër Malltezi deklaroi se prokurorët e SPAK-ut po ushtrojnë presion ndaj gjykatës dhe sipas tij është detyrë e shtetit të caktojë një gjykatë të pavarur.

DEKLARATA E PLOTE E JAMARBER MALLTEZIT NE PERFUNDIM TE SEANCES SE SOTME