Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Transformim pozitiv në Tiranë, por shqetësim nga ekspansioni i njësive të shërbimit në hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sot rubrikën “Sy m’Sy” ku në një lidhje live nga rrjetet sociale iu përgjigjet pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët.

"Në zgjedhje për herë të parë isha pjesë e skuadrës së Tiranës, e ndryshe nga fushatat e tjera kam pasur një seri të gjatë takimesh dhe praktikisht kam mundur të shoh e kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna.

Kam vënë re dy gjëra që më bënë shumë përshtypje, një transformimi i madh pozitiv që ka pësuar kryeqyteti, edhe në territore periferike, por nga ana tjetër negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Kjo ishte baza e një shqetësimi.

Pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat të jashtëzakonshëm me një rekodrd absolut, por që vjen me një përgjegjësi shumë të madhe, kemi diksutuar për domosdoshërinë që të kthehemi në territor dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti", tha Rama.