“Jemi Atdheu i plagjiaturës, s’e fshehim dot”/ Rama: Kjo mbeti e paadresuar, mbyllëm doktoraturat se ishin kot
Edi Rama: Ndërkombëtarizimi ka filluar patjetër, po jep disa rezultate, por jemi larg. Nëse nuk do të pranojmë që jemi larg, nuk do të ecim dot më shpejt përpara.
Jemi larg, ambicia jonë duhet të jetë shumë më e madhe dhe pajtimi ynë me të shkuarën, në kuptimin se çfarë kemi bërë është një çështje për ta vendosur në tryezë.
Në momentin që e lëmë këtë punë, fillojmë i themi vetes ‘ja se bëra, këtë e atë’. Po përsa kohë jemi në këtë punë, asgjë s’\kemi bërë. Duhet të bëjmë më shumë, të bëjmë diçka ndryshe, të shpikim Ռdo ditë se përndryshe nuk e çojmë dot punën me shpejtësi përpara. Plagjiatura që ky është atdheu i palgajturës këtë e dimë shumë mirë, apo jo, ta fshehim tani. U bë zhurmë e madhem gjithë ajo lëvizja e madhe atëherë, pakti për universitetin, i vetmi element që mbeti pa adresua është plagjiatura. Është fakt, jo opinion. Jo se duhet ta adresojë vetë subjekti, jo po se duhet të ketë reflektim nga autori i plagjiaturës. Plagjiatura nuk është e adresuar siç duhet, të jemi realistë.
Patjetër që i bëmë një mbyllje dhe jo të shkurtër doktoraturave, se më mirë djepi bosh se shejtani brenda, Doktoratura kot, tani ka rifilluar me gjasën se disa gjëra janë vendosur në vijë, por edhe sot që flasim i kemi në proces ato doktorët e rinj që do të vijnë, që shpresoj të jenë doktora dhe jo berberë.
