"O Lul ku je mo artist"/ Rama thumbon Bashën: U bë shumë kohë që s’të shoh! Nuk më ndoqe mbete te 7X7
Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” u pyet nga një komentues në lidhje me shpërblimin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
Rama me batuta u shpreh se kjo nuk ka ndodhur dhe sa të jetë ai në pushtet nuk do të ndodhë.
Ndër të tjera rama thumboi Bashën edhe në lidhje me rezultatin nga zgjedhjet e 11 majit, duke i thënë "O Lul ku je mo artis, u bë shumë kohë që s’të shoh.
Rama: Për një rast tjetër specifik, çështjen e dëmshpërblimeve për ndërtimet pa leje. Kur të vij Luli në pushtet le ta bëjë, ka shumë të tjerë para Lulit për dëmshpërblim. Sa të jem unë kjo nuk do të ndodhë. More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’me ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7 herë 7!”
NDIQNI BASHKËBISEDIMIN E PLOTË TË KRYEMINISTRIT RAMA NË RRJETET SOCIALE.
