Minaj: Trajtojini meshkujt si kafshë shtëpiake

Los Angeles, 10 Korrik - Kësaj here është këngëtarja Nicki Minaj e përzgjedhura për të qenë në kopertinën e revistës amerikane "Marie Claire", ku edhe ka realizuar një intervistë mjaft interesante. Ajo është shprehur shumë sinqerisht në lidhje me meshkujt dhe ka dhënë këshillat e saj për ti joshur ata.Këngëtarja 30-vjeçare ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj interviste, pasi dha një këshillë mjaft të veçantë në lidhje me meshkujt. Ajo tha se ata duhen trajtuar si kafshë shtëpiake."Mos i shkoni nga pas asnjë mashkulli. Kushtojini më shumë rëndësi shkollës. Meshkujt i dashurojnë femrat e pavarura. Ata janë si fëmijë për sa i përket dashurisë. Gjithashtu iu pëlqen ti trajtosh si kafshë shtëpiake, për shembull si qen", është shprehur Nicki Minaj, transmeton BW.Ylli i rrymës hip-hop u shpreh edhe në lidhje me karrierën e saj. Ajo tha se i pëlqen shumë edhe aktrimi, por sigurisht pas muzikës. Ajo dëshiron qe të nxjerrë fillimisht edhe tre albume të tjera dhe më pas t'i përkushtohet aktrimit.