Tina Turner martohet në pleqëri

Këngëtarja 73-vjeçare, Tina Turner, ka vendosur të martohet me të dashurin e saj, pas shumë vitesh bashkëjetese.Çifti ka filluar të takohet që nga viti 1987 dhe duke qenë se Erwin Bach ishte përgjegjës për produksionin muzikor të këngëtares, takimet e tyre kanë qënë gjithnjë e më të shpeshta.Tina dhe Erwin kanë jetuar së bashku në Zvicër që nga viti 1995 . Ata thonë se betimet për dashuri të vërtetë dhe të përjetshme do ti bëjnë në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zurich-ut.Gjatë dasmës, nusja do të veshë një fustan të Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano kohët e fundit.Sipas informacioneve mes mysafirëve të dasmës të cilëve u është kërkuar të vishen vetëm më të bardha, do të jetë dhe Giorgio Armani.Dhe të gjitha shërbimet e nevojshme që do të duhen për dasmën, do të bëhen nga restoranti i preferuar i nuses në Zurich.Kjo është martesa tjetër që Tina po bënë pas asaj që përfundoi pas shumë vitesh abuzimi nga ish bashkëshorti  i Turner.