Jennifer Aniston dhe Justin Theroux martohen në dimër

Dy të dashuruarit Jennifer dhe Justin pas shtyrjes së dasmës së tyre dhe pavendosmërive lidhur me vendin ku do të jetonin, duket se më në fund  kanë marrë vendimin se kur do të martohen.Çifti mësohet se ka bërë kërkesë në një agjensi të famshme organizimi dasmash për në muajin Dhjetor. Të dy u pajtuan me mendimin se një dasmë dimërore do të ishte perfekte dhe shtëpia e tyre do të jetë në Kaliforni.Një burim i afërt me Justin ka thënë se pasiguritë dhe pavendosmëritë e tij nuk ekzistojnë më. Ai është tërësisht i dashuruar me aktoren dhe dëshiron të lidhë jetën sa më shpejt me të.Pavarësisht se 41-vjeçari nuk ishte dakord që ata të jetonin në Los Angelos ku dhe po mbarojnë rinovimet e pasurive të tyre 21 milion dollarëshe, duket se është pajtuar me këtë ide, pa pasur rrugëzgjidhje tjetër.Dëshira e Justin për të jetuar në bregdetin lindor lidhet dhe me faktin se atje ka miqtë dhe pjesën më të madhe të familjës së tij. Kjo gjë e bën të ndihet shumë më mirë.Dëshira e Jennifer për të mos jetuar në New York ka shkaktuar pakënaqësi tek fansat duke menduar se ka diçka kundër, por në një deklaratë ajo shpreh të kundërtën si dhe konfirmon që në rininë e saj të hershme ka kryer studimet atje, por gjithësesi vendi të cilin e ndjen veten si shtëpinë  e saj, është Los Angelos.Dëshira e aktorit për të kaluar pak kohë në New York duket se është dëgjuar, pasi mësohet se ai ndodhet atje ku po xhiron dhe filmin e tij më te ri, “HBO pilot The Leftovers”.