5 trenat më të veçantë në botë ( Foto )
Në këtë kolazh me foto kushtuar trenave, do të udhëtojmë me 5 trena, ku secili prej tyre ka karakteristikat e tij që e bëjnë atë të veçantë.Trena transkontinentalë, trena shumë të shtrenjtë, trena luksozë, janë disa nga ata që do të ndeshim në udhëtimin tonë nëpërmjet fotove të mëposhtme.Scotsman RoyalKy është treni më i shtrenjtë në botë. Mjafton të theksohet se një udhëtim katër ditor me “Scotsmanin Mbretërorë” do t'ju kushtojë rreth 6,700 $.Vetëm 36 pasagjerë me fat, shijojnë çdo herë këtë udhëtim luksoz dhe relaksues në Skoci.


Krenaria e Afrikës“Krenaria e Afrikës” mban titullin si treni më luksoz në botë dhe përshkonë një intenerar ku adhuruesit e natyrës mund të eksplorojnë bukurinë dhe madhështinë e “Kontinentit të Zi”.Një udhëtim 14-ditor i cili nis nga “Cape Toën” i Dar Es Salaam, duke kaluar në mes të tjerash në Parkun Kombëtar “Kruger”, në ujëvarat e Victorias, në urën “Beit”, në Tanzani dhe në Pretoria.


Glacier Express“Glacier Express” është një tren që lidh stacionet hekurudhore të dy vendpushimeve malore më të mëdha të Shën Moritz dhe Zermatt, në Alpet zvicerane.Ai ka reputacionin e trenit më të ngadaltë "Express" .. por udhëtimi ju kompenson. Ai zgjat rreth 8 orë dhe pamjet panoramike të lënë pa frymë.Gjatë udhëtimit treni kalon në 291 ura, 91 tunele dhe arrin një lartësi prej 2033 metra.


Hekurudhori FlamKy treni ndodhet në Norvegji. Ai bën një udhëtim i cili në thelb është një zbritje prej 20 km nga fiordi i fshatit Flam, që ndodhet në lartësinë 3,000 metra.Një mënyrë udhëtimi shumë emocionuese e cila nuk lë vend për tu mërzitur, mbi ujëvara, lugina, pasazhe të ngushta dhe peisazhe të mrekullueshme.


Trans - Siberian RailwayUdhëtimi më i famshëm dhe interesantë që lidh Moskën me Pekinin.Udhëtimi i gjatë i këtij treni mbulon një rrugë prej rreth 9,000 kilometra!

