Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2025, 22:38
Pjesëmarrja në edicionin e parë historik të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji për Interin, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për arkën zikaltër.
Skuadra e Kristian Kivusë, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ka arritur të përfitojë plot 36,85 milionë dollarë, ekuivalente me mbi 31,5 milionë euro.
Kjo shumë e konsiderueshme vjen nga disa pjesë, si: bonusi i pjesëmarrjes në turne, shpërblimet për rezultatet e arritura në fushë dhe një tjetër pagesë për avancimin në fazën finale të kompeticionit.
Turneu, i organizuar për herë të parë në këtë format të zgjeruar, krijon një mundësi të artë për të përmirësuar bilancet.