GARË E FRIKË NË MOTO GP! Marques rrëzohet në pistë, por ngjitet në krye

Dukati ka shënuar kohën më të mirë në provat e pistës në Holandë. Megjithatë gara shënoi surpriza dhe frikë, ku Marquez u rrëzua në kthesën e 15, por në rikthim arriti kohën më të mirë

Fundjava e Grand Prix-it të Holandës në MotoGP ka nisur me një tjetër demonstrim force nga Marc Marquez, por edhe më një incident të rëndë që solli frikë mes ekipit të tij.

Në kthesën e 15 marques është rrëzuar në pistë, ndërsa u kërkua edhe ndihma e mjekut për të parë gjendjen në krahun e majtë ku ai kërkoi ndihmë për dhimbjet.

Pas konsultës u rikthye në pistë duke arritur edhe kohën më të mirë. Pas tij vjen Maverick Vinales i Aprilian e Marco Bezzecchi, që ka zënë vendin e tretë.

Francesco Bagnaia, me kohën e katërt, është i vetmi që ka mundur ta mbajë diferencën nën tre të dhjetat nga spanjolli, ndërsa më tej renditen Di Giannantonio, Quartararo dhe Alex Marquez, me të fundit që ka pësuar një diferencë prej afro një sekonde nga vëllai i tij.

Surprizon Pedro Acosta që është jashtë dhjetëshes më të mirë dhe do të kërkojë shpëtimin në provën e rradhës. Kjo e premte shënoi gjithccka për Marquez, madje edhe de zhavu nga e shkuara rrëzim, frikë, rikthim dhe dominim