Po shkëlqen me Juventusin në Kupën e Botës për Klube, Jildiz: Rri te ‘Zonja’ gjithë jetën
Në mesin e talenteve që po shkëlqejnë në Kupën e Botës për Klube, spikat një emër mbi të tjerët, Kenan Jildiz.
Sulmuesi i ri i Juventusit që po mahnit në fushë, por edhe jashtë saj, në një intervistë ku ka folur për “La Gazzetta dello Sport” me vetëbesim dhe qetësi që nuk e tradhton moshën e tij të re.
“Jam krenar që përfaqësoj Juventusin.
Nuk ndiej presion, përkundrazi, ndjej siguri.
E di çfarë duhet të bëj dhe punoj çdo ditë për të ndihmuar skuadrën.
Vetëbesimi është thelbësor për të përballuar çdo sfidë”, shprehet 19-vjeçari.
“Kam ndryshuar shumë.
Nga një adoleshent i thjeshtë, tani po bëhem burrë.
Po mësoj të rritem, sidomos në aspektin mendor.
Kur je i ri dhe luan me lojtarë më të mëdhenj, duhet të ngjitesh në nivelin e tyre, të ndryshosh qasjen dhe të kujdesesh për trupin.
Ka pasur edhe momente të vështira, por jam i kënaqur me gjithçka deri tani”.
