REAL DHE CITY SHKËLQEJNË! Plotësohen çiftet e fazës së 1/8-ve
Real Madrid dhe Al Hilal siguruan biletat e fundit për në 1/8-at e Botërorit të Klubeve, duke iu bashkuar Manchester City dhe Juventus që ishin kualifikuar më herët. Të shtunën Botërori vijon me sfidat Palmeiras–Botafogo në orën 18:00 dhe Benfica–Chelsea në orën 22:00.
Real Madrid dhe Al Hilal ishin skuadrat që morën biletat e fundit për ne fazën e 1/8 të botërorit të
klubeve, duke marshuar sëbashku me Manchester City e Juventus, që e kishin siguruar kualifikimin që pas takimeve të dyta.
Supersfida e grupit G mes Manchester City dhe Juventus dhuroi spektakël golash, me të dyja ekipet që e kishin siguruar që më herët kualifikimin për më tej. Të besuarit e Pep Guardiolës triumfuan me rezulatin 2-5 ndaj “Zonjës së Vjetër”. Doku zhbllokoi shifrat që në minutën e 9-të, por Koopmeiners barazoi 2 minuta më vonë.
Gjithsesi, anglezët e mbyllën në epërsi pjesën e parë, falë autogolit të Kalulu në të 26-ën. Më pas në pjesën e dytë, Haaland, Foden e Savinho realizuan për Cityn, ndërsa italianët ngushtuan shifrat në të 84-ën, md Vlahoviç. “Qytetarët” e mbyllën në vendin e parë, teksa do të përballen me Al Hilal në raundin tjetër.
Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Wydad dhe Al Ain kishte vetëm vlerë statistikore, pasi të dyja këto skuadra ishin eliminuar që pas ndedhjeve të dyta. Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe fitoi me përmbysje 1-2, teksa të parët realizuan marokenët me Mailula, ndërsa Laba e Kaku ishin autorët e golave të Al Ain.
Reali i Madridit arriti që ta mbyllë në vendin e parë në grupin H, pasi mundi 0-3 austriakët e Salsburg, që nuk mundën dot të kalojmë më tej. Vinicius Jr. dhe Valverde shënuan që në pjesën e parë, duke i bërë gjërat e lehta për “galaktikët” që në fraksionin e dytë festuan dhe golin e Garcias.
Skuadra e Alonsos do të përballet me Juventusin në takimin e 1/8-ve. Skuadra e fundit që arriti të kualifikohet për në raundin tjetër ishte Al Hilal, që mundi Pachukan 2-0. Arabët shënuan nga një gol në secilën pjesë, duke arritur të renditen në vendin e dytë. Golat e Al Dawsarit dhe Marcos Leonardo ishin ata që bënë diferencën.
Meksikanët në anën tjetër e mbyllën në vendin e fundit këtë botëror klubesh, me 0 pikë.
Botëroti i Klubeve do të vijojë ne magjinë e tij në Digitalb të shtunën me dy takimet e para të fazës së 1/8-ave, teksa në orën 18:00 do të luhet derbi brazilian Palmeiras - Botafogo, ndërsa në orën 22:00 do të jetë radha e takimit Benfica-Chelsea.

