VIDEO/ Protagonist në ndeshjen e Beogradit, Bekim Balaj për “Ora News”: Edhe e sotmja po aq emocionuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 19:47
Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.
Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, ka interes të madh edhe për tifozët.
Ndërkaq për “Ora News”, ish-protagonisti në ndeshjen e Beogradit Bekim Balaj theksoi se ndeshja e sotme është një sfidë shumë emocionuese.
“Edhe atëherë kam përjetuar emocione shumë të mëdha”, tha Balaj.
VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave
