FOTO+VIDEO/ “Shqipëri etnike” - NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 17:24
Në prag të sfidës më të ndezur të kualifikueseve për Botërorin 2026, rrugët e kryeqytetit kanë nisur të pushtohen nga një valë pasioni që vetëm kombëtarja shqiptare di ta ndezë.
Tifozët, të veshur me fanellat legjendare, me shallët ku shkruhet “Shqipëri” me krenari dhe me flamuj që nuk ndalen së valëvituri, janë kudo.
Ata kanë ardhur nga çdo cep ku rreh një zemër shqiptare: nga Kosova, nga Gjermania, Zvicra, Italia.
Në lokalet kryesore të Tiranës atmosfera është elektrizuese me tifozët që këndojnë e thërrasin “Shqipëri etnike”.
