FOTO-VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” - Banderola e kuqezinjve mbulon Piramidën! Ndizet atmosfera në Tiranë, tifozët nisin grumbullimin

Teksa duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët.

Të shumtë në numër dhe me ngjyrat kuqezi, tifozët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Nuk mungojnë këngët patriotike, ndërsa mbështetës të shumtë, kanë mbuluar makinat e tyre me flamujt e Shqipërisë.

FOTO-VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” -

Vlen të përmendet se kërkesat për bileta kanë qenë të mëdha dhe tifozët që nuk do të kenë mundësinë të jenë në stadiumin “Air Albania”, do e ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdha në kryeqytet, të bashkuar.

FOTO-VIDEO/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri” -

Ndërsa një nga “Fan Zone”-t për tifozët do të jetë e vendosur në afërsi të Piramidës.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën (sot), në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave