VIDEO/ Shqipëri-Serbi, nis hyrja e tifozëve në stadium, gazetari: Ka kontrolle të imtësishme në "Air Albania"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 18:48
Ndonëse atmosfera më e flaktë pritet në çdo cep të Tiranës, ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ”Air Albania”, aty ku sonte në orën 20:45, Shqipëria pret në një sfidë të fortë Serbinë.
Ashtu siç është parashikuar, ndaj tifozëve do të ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet.
Çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda. Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.
VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave
