FORMACIONI ZYRTAR/ Ja 11 shqiponjat e Sylvinhos që sfidojnë Serbinë (VIDEO)

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, ka interes të madh edhe për tifozët.

Ndërkaq janë publikuar dhe formacionet zyrtare të ekipeve të Shqipërisë dhe i Serbisë

Shqipëria rreshtohet me modulin 4-1-3-2. Sulmin e Shqipërisë do ta udhëheqë Armando Broja dhe Rey Manaj një dyshe që nuk jemi mësuar ta shohim në ndeshjet e kaluara.

Gjithashtu Jasir Asani është lënë në stol, ndërsa Arbër Hoxha e nis si titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

FORMACIONI ZYRTAR/ Ja 11 shqiponjat e Sylvinhos që sfidojnë

FORMACIONI ZYRTAR

FORMACIONI ZYRTAR/ Ja 11 shqiponjat e Sylvinhos që sfidojnë

Shqipëria ka regjistruar një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy sfidat e para të luajtura, ndaj një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që çon në play-off të Botërorit.

Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi në dritaren e marsit ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave