VIDEO/Tifozi afrikan mbështet ekipin kuqezi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 17:39
Në mbështetje të Kombëtares, e cila sot luan kundër Serbisë, shihen edhe tifozë të huaj. Njëri prej tyre ka mbi shpinë edhe flamurin kuqezi.
Interesi i shqiptarëve për të parë ndeshjen në “Arenën Kombëtare” ishte tejet i lartë, me rreth 200 mijë kërkesa për bileta.
Më shumë se 4 orë nga nisja e ndeshjes ata janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur festën me tupana, këngë patriotike dhe valle popullore.
