Dide: Këtu po luhet futboll, nuk bëhet fjalë për luftë, ndaj kuqezinjve u duhet rezultati

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, ka interes të madh edhe për tifozët.

Për “Ora News” gazetari i Sportit, Andi Dide u shpreh se e sotmja është një sfidë që është e vështirë ta zhveshësh edhe nga konteksti historik për shkak edhe të rivalitetit që ka ekzistuar ndërmjet dy popujve.

“Dhe atmosfera që ka qenë në Tiranë në këto dy ditë besoj se është treguesi më i qartë i asaj që do të ndodhë në “Air Albania”.

Por mbi të gjitha në aspektin sportiv, këtu po luhet futboll dhe nuk bëhet fjalë për luftë.

Kështu që duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm”, u shpreh ndër të tjera gazetari Andi Dide.

VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave