ZYRTARE/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 17:09
Alexandros Kuro është afrimi i radhës te Vllaznia. Klubi shkodran ka njoftuar këtë të shtunë firmën me mbrojtësin, i cili e njeh mirë Superioren, për shkak se ka luajtur edhe me Teutën.
Vllazni në të ditur se kontrata e firmosur është një vjeçare, me mundësi rinovimi për një tjetër sezon.
NJOFTIMI I KLUBIT:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën.
Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Aleksander Kuro!

