Kosova organizohet për ndeshjen e kuqezinjve ndaj Serbisë, ekran i madh në qendër të Prishtinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 18:39
Shqipëria dhe Serbia sfidojnë njëra-tjetrën në Tiranë, në përballjen kualifikuese të Botërorit.
Ndeshja do ndiqet me interes të madh në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, teksa duket se në Prishtinë do ketë një organizim të veçantë.
Nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të vendoset një ekran i madh, ku qytetarët mund ta ndjekin sfidën Shqipëri-Serbi.
VIDEO - LIVE/ NAMI NË TIRANË – Pak orë para sfidës, ndizet atmosfera në kryeqytetin e shqiponjave
