VIDEO/ Rafinha përshkon fushën e Montjuic në gjunjë, në shenjë mirënjohjeje
SPANJE - Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Rafinha, i preku të gjithë me një akt besimi dhe mirënjohjeje të thellë, duke kaluar fushën e lojës së stadiumit Montjuic në gjunjë.
Fotografia e publikuar nga bashkëshortja e tij, Natalia Rodriguez, në rrjetet sociale, tregon futbollistin duke falënderuar Zotin për sezonin e suksesshëm që solli tituj dhe çmime.
Kjo nuk është hera e parë që Rafinha ka bërë një veprim kaq simbolik.
Në vitin 2022, ai bëri diçka të ngjashme në fushën e Brentford, pasi siguroi qëndrimin e Leeds United në Premier League.
Pas fitores 1-2, braziliani kishte zgjedhur këtë mënyrë për të falënderuar për mbajtjen e titullit në ligë, ndërsa shokët e tij të ekipit festuan me tifozët.
Natalia Rodriguez e shoqëroi videon me një mesazh prekës, duke shprehur mirënjohjen e familjes së saj. "E bëra këtë video me lot në sy.
Besim mirënjohës dhe i palëkundur. Zoti e di nga na solli dhe e di ku na ka vendosur. Ai i di të gjitha lutjet që bëmë së bashku dhe u përgjigj atyre!
Privilegji, dashuria ime, është të ecim me ty drejt qëllimit. Një vit tjetër duke mbajtur premtimin e tij... Faleminderit Zot që na mbajte deri këtu.
Shihemi sezonin tjetër", shkruajti ajo në postimin e saj, duke konfirmuar besimin dhe mirënjohjen e thellë të familjes për sukseset që kanë përjetuar.
