VIDEO/ Cristiano Ronaldo, i befasuar nga 'mosha fiziologjike': Do të luaj edhe 10 vjet...?
PORTUGALI - A do të luajë Cristiano Ronaldo deri në moshën 50 vjeç?
Hipoteza u pranua me shaka nga lojtari ndërkombëtar portugez, pasi u përball me ndryshimet midis moshës biologjike dhe fiziologjike, të zbuluara nga kompania Whoop, e njohur për monitorimin e gjendjes fizike.
Sulmuesi 40-vjeçar portugez u habit nga të dhënat që iu paraqitën, të cilat sugjerojnë se fiziologjikisht ai është 11 vjet më i ri nga sa është në të vërtetë. “28.9... Nuk mund ta besoj që është kaq i mirë.
Kjo do të thotë që do të luaj për 10 vjet të tjera”, tha lojtari ndërkombëtar portugez.
“Kur je i ri mendon se do të jetosh përgjithmonë, se do të jesh i fortë përgjithmonë, mendon se je i pathyeshëm.
Kur je 25 vjeç nuk është njësoj si kur je 30 vjeç, veçanërisht në futboll. Por unë ende ndihem mirë, i jap përparësi rikuperimit dhe fle shumë më tepër se më parë”, theksoi ai.
You think you know what age I am?
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) May 20, 2025
Think again. Watch the reveal with WHOOP Founder and CEO @willahmed on the @WHOOP Podcast. #Ad pic.twitter.com/mYWfOVUGkD
