Situata te Milani, Scaroni shpërfill prerë kritikat e Boban: As që e dëgjoj fare…
Situatë e tensionuar në ambientin e Milanit. Përveç një sezoni të dështuar, drejtuesit kuqezinj përballen edhe me kritikat e ashpra të Zvonimir Boban ndaj mënyrës së menaxhimit të klubit.
Kritikave, në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuar Paolo Scaronit, ky i fundit iu është përgjigjur me një koment të prerë: “Fjalët e Boban? As nuk i di, lëre më t’i dëgjoj këto gjëra”.
Scaroni zgjodhi të mos komentojë për sezonin zhgënjyes të skuadrës kuqezi. Ky reagim i shkurtër ndaj Boban vjen pas deklaratave të mëparshme, në të njëjtën linjë, ku pak para finales së humbur të Kupës së Italisë kundër Bologna, Scaroni kishte thënë: “Një përgjigje për Boban? Çfarë ka thënë? Që drejtuesit tanë nuk kuptojnë nga futbolli? Ndoshta po flet për veten…”
Ish-ylli kuqezi kishte “sulmuar” Scaronin në një intervistë për “Milan Hello”: “Scaroni? Është një njeri që nuk duhet të ishte kurrë në futboll, nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe me Milanin, edhe pse është një menaxher i shkëlqyer”. Ai shtoi një episod konkret:
“Një herë ishim në stadium me Maldinin, i cili i shpjegonte se unë kisha punuar edhe në FIFA dhe mund të isha i dobishëm për çështje të ndryshme te Milani. Atëherë Scaroni më kërkoi t’i dërgoja CV-në.
Natyrisht, unë e çova në të sëmës dhe e përzura nga zyra ime. I thashë: Çfarë dreqin kërkon ti në futboll? Dhe ai më tha: Pse duhet të di çfarë ke bërë ti në jetë? Unë iu përgjigja: Nuk ke pse, por atëherë as unë s’kam pse të të respektoj”.

