Botërori i Formula 1, programi i Çmimit të Madh të Monakos

Pas Çmimit të Madh të Emilia Romanjës, Kampionati Botëror i Formulës 1 do të zhvendoset këtë fundjavë në Montekarlo për ndalesën e tetë të sezonit.

Të enjten si zakonisht, eventi do të hapet me konferencën për shtyp të pilotëve, ndërsa e premtja do të rezervojë dy seanca të provave të lira.

Kështu, sesioni i parë do të nisë në orën 13:30, ndërsa në orën 15:00 do të jetë radha për sesionin e dytë.

Mesdita e së shtunës në orën 12:30 do t’i shohë njëvendëshet në pistë për sesionin e tretë të provave të lira, ndërsa në orën 16:00 do të jetë momenti për startin e provave kualifikuese, të cilat do të përcaktojnë edhe radhën e nisjes së garës.

Çmimi i Madh i Monakos do të startojë të dielën në orën 16:00.

Për sa i përket renditjes së pilotëve, Oskar Piastri kryeson me 146 pikë, ndjekur nga Lando Norris me 133 dhe Maks Vershtapen me 124.