Pjesë e ekipit teknik të Ançelotit, Kaka: Jam gati të kthehem

Rikardo Kaka është një nga emrat që janë përmendur dhe po përmenden si një mundësi për t’u bërë pjesë e ekipit teknik të Ançelotit për ekipin kombëtar brazilian.

Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por ish-lojtari është në dijeni të këtyre thashethemeve dhe nuk hezitoi t’i trajtojë ato në një intervistë në Brazil.

“Nëse ekipi kombëtar mendon se mund ta ndihmoj, jam gati, jam  i përgatitur”, deklaroi mes të tjerash ish-ylli i Brazilit dhe i Milanit.