Europiani U-17/ Anglia dhe Belgjika barazojnë mes spektaklit

Anglia dhe Belgjika e kanë nisur me barazim eksperiencën e tyre në Europianin U-17. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol në “Arena Egnatia”.

Kjo ndeshje dhuroi spektakël, ndërsa Anglia kaloi në avantazh në minutën e 12-të. Gomes ishte ai që dërgoi topin në rrjetë për anglezët.

Belgët nuk u dorëzuan në nisjen e këtij rrugëtimi. Barazimi erdhi nga një supergol i minutës së 49-të.

Fernandez dërgoi topin në rrjetë duke befasuar direkt nga goditja e dënimit. Kështu të dy skuadrat ndanë nga 1 pikë në Rrogozhinë.

Anglia dhe Belgjika janë në grup me Italinë dhe Çekinë. Kujtojmë se është hera e parë që Shqipëria organizon kompeticion të këtij niveli.