PA BELLINGAM NË NISJE! Mesfushori anglez do kryejë ndërhyrje në shpatull, 6 javë jashtë

Bellingam pritet të mungojë në javët e para të nisjes së sezonit të ri. Talenti i Real Madrid do kryejë një operacion në shpatull që prej kohësh e ka të dëmtuar.

Mesfushori i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham, pritet të humbasë të paktën gjashtë javët e para të sezonit të ardhshëm, teksa do t'i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas Kupës së Botës për Klube.

21-vjeçari ka luftuar me një problem të vazhdueshëm në shpatull që nga viti 2023 dhe Real Madridi e ka planifikuar operacionin në momentin e përfundimit të turneut në Shtetet e Bashkuara.

Bellingam ka mbajtur rrip në shpatull kur luante për Anglinë dhe për Realin, duke humbur fillimisht dy ndeshje si për Madridin ashtu edhe për Anglinë në fund të vitit 2023 pasi pësoi një dëmtim në shpatull kundër Rayo Vallecanos.

Kupa e Botës për Klube, e zgjeruar me 32 ekipe, zhvillohet në Shtetet e Bashkuara midis 15 qershorit dhe 13 korrikut.

Bellingham pritet të humbasë të gjitha ndeshjet parasezonale dhe të paktën gjashtë javët e para të sezonit të ri, që do të thotë gjithashtu se do të mungojë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të Anglisë kundër Andorrës dhe Serbisë në shtator.

Të premten, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, do të shpallë listën e lojtarëve të tij për ndeshjen kualifikuese të qershorit kundër Andorrës dhe miqësoren kundër Senegalit, ndërsa mbeten pyetje nëse do të zgjidhen apo jo lojtarët që do të luajnë në Kupën e Botës për Klube.

Bellingham luajti shumë mirë në sezonin e tij të parë në Spanjë, pasi nënshkroi me gjigantët e Realit nga Borussia Dortmund.

Ai e ndihmoi Madridin të fitonte titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 23 gola në 43 paraqitje.

Megjithatë, këtë sezon ai ka shënuar vetëm 14 gola në 52 ndeshje, me Madridin që humbi titullin ndaj Barcelonës dhe u eliminua nga Europa League në çerekfinale nga Arsenali.