Joan Laporta del hapur për rinovimin e Szczesny: E ka merituar, duam që të qëndrojë te Barcelona
Wojciech Szczesny mund ta lidhë të ardhmen e tij me Barcelonën, edhe për sezonin e ardhshëm. Mbetet vetëm përgjigjja e portierit polak për ofertën e rinovimit 2-vjeçar (një vit, me opsion për të dytin, me mundësi largimi më 2026), që klubi i ka paraqitur, ndërsa marrëveshja ekonomike thuhet se është arritur tashmë.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Romës, i cili ka zëvendësuar në mënyrë të shkëlqyer Ter Stegen pas dëmtimit të gjermanit, do të njoftojë gjatë kësaj jave nëse pranon apo jo ofertën e klubit katalanas.
Në ambientet e Barcelonës mbizotëron një optimizëm i kujdesshëm, por vendimi, siç vetë polaku ka pranuar, do të jetë krejtësisht personal. Szczesny e di mirë se hierarkia e portierëve e vendos atë pas Ter Stegen dhe kjo nuk e shqetëson.
Ndërkohë, presidenti Joan Laporta i ka konfirmuar TV3 se qëllimi i klubit është konfirmimi i tij në skuadër: "Ne e morëm sepse, megjithëse Iñaki Peña po performonte mirë, kishim nevojë për eksperiencë, dhe besoj se zgjedhja ka qenë e duhura. Shpresojmë që ai të vazhdojë te Barcelona, duam që të qëndrojë këtu".

