Rusi, del nga shinat treni i pasagjerëve, 75 të plagosur

Të paktën 75 persona janë plagosur kur një tren i pasagjerëve ka dalë nga shinat në territorin Krasnodar të Rusisë.Sipas mediave ruse, pesë vagona të trenit kanë dalë nga shinat dhe të jenë rrokullisur.Sipas zyrtarëve rusë 16 nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.Ndërkohë një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur edhe në Kanada ku një tren mallrash, që transportonte naftë, doli nga shinat dhe shpërtheu në flakë, ndërsa po përshkonte qendrën e qytezës Lac Megantic, në Quebec të Kanadasë.Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në orën 07:20 të mëngjesit. Fillimisht u raportua për një të vdekur, por më pas policia zbuloi edhe dy trupa të pajetë pranë hekurudhës, 100 të tjerë konsiderohen të humbur, ndërsa mbi 1000 banorë të zonës u evakuuan. Ndërkohë numri i viktimave tashmë ka shkuar në 5 dhe pritet të rritet ende.