Shtyhet seanca për "Pl*mbin e artë", avokatët: SPAK po ndikon te dëshmitë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2025, 12:47
Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i artë”, për shkak të mungesës së disa avokatëve. Seanca e radhës u la për të martën e ardhshme.
Seanca ndodhet në fazën e pyetjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë, nga ana e avokatëve të të pandehurve.
Nuredin Dumani deri më tani është pyetur nga shumica e avokatëve, ndërsa kanë mbetur edhe dy të fundit.
Më pas do të pyeten po ashtu edhe bashkëpunëtorët e tjerë, Erion Alibej e Skerdi Tase.
Seanca e fundit të martën e kaluar, u shoqërua me tensione, pasi prokurori i çështjes takoi në sallë bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke shkaktuar debate e tensione nga avokatët e të pandehurve të tjerë, që pretenduan se SPAK po ndikon tek dëshmitë e bashkëpunëtorëve.
