Rama ironizon Bashën: Nuk dal kurrë para teje kur vjen puna tek Amerika, ata ty të kanë këtu

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në rrjetet sociale, me Lulzim Bashën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka postuar një video të Bashës që bashkëbisedon me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërkohë që është duke zhvilluar edhe një takim me disa studentë, kryeministri ka ironizuar Bashën duke thënë se duket të bidedojë fillimisht me studentët që ka ftuar.

Rama i është përgjigjur edhe lidhur me kthimin e amerikanëve në SPAK.

Biseda në video:

Pershendetje..
Nuk eshte Rama…

Pupupu pergjumesh fare.. Si mër Lul nuk është Rama si? Po edhe Bufi e di që ku je ti është edhe Rama mër Lul, jo mo mos ta di Taulanda… Përshëndetje Taulanda, urime per guximin dhe aman, mos ma lej te shkoje heret me flejt ai robi im aty…

Shumë të rinj te instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live.

O Lul po ti ke ftu ata të rinjtë aty dhe flet me te rinjte ne ekran, po aman mer burre aman, kthehu ke ata qe ke aty se s’ka lezet…

- Ore ti e ke në terezi

Basha: Jo nuk e kam fare në terezi, as unë as njerëzit. Po ta kisha në terezi nuk futeshim në këtë betejë.

Bravo, mire ja the, dhe ça beteje se…

- Ti je bashkë me Ramën në marrëveshje.

Ik ore thuaji atij, s’kam nevoje te bej marreveshje me Ramen se Ramen e mund edhe ne gjume, e mbys fare…

Basha: Më ke ngatërruar me shokun Sali. Ai bashkoi votat me Ramën.

Ja prape! Shoku i thote Bufit!!! Dje doktori sot shoku… Po si mer Lul shoku, nc nc nc…

Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. E pyeta “Pse mo Ramë s’i kthen përgjigje njerëzve, ti the u tërhoqën, ata janë në SPAK.” Kaq shumë është mërzitur, seç ka bërë një montazh dje për të më kthyer përgjigje po punën e SPAK se përmend fare.

Une ta kam kthyer pergjigjen po se ke pas mendjen, madje te kam thene qe s’dal para teje kur vjen puna te Amerika se ti i di tamam punet e Amerikes… Amerika ty te ka ktu.. Thua ti eshte kthyer fuqishem, me siguri keshtu duhet te jete

- Të ka ikur truri, bëj ndonjë vizitë.

Basha: Truri ju ka ikur ju që vazhdoni dhe votoni Ramën. Shikoni programin tonë dhe kandidatët tanë dhe më 11 maj mos i thoni trurit mirupafshim, vendoseni në punë dhe votoni koalicionin euroatlantik.

Ahahahah… Po mos e teprove pak qe i thua shumices se shqiptareve ju ka ikur truri pse votojne per mua apo e meritojne thuaj?! Une mendoj se e teprove pak si shume, po pune e madhe, ti gjumin ne xhep e ke…

Fli gjigand fli…