''Sipas statutit të PD, nëse dështon duhet të japë dorëheqjen'', Bala: A do e thyej dot Berisha atë '59' e Bashës?

Gazetari, Anri Bala i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Berisha në këto zgjedhje duhet të provojë që është më i mirë se Basha.

Bala: Ajo që besoj unë ose ajo që po ndodh është diskriminimi të paktën që duket diskriminimi në thonjëza nga PS është se kryesisht fokusin e kanë te gratë dhe burrat i kanë lënë pas dore më saktë.

Sot edhe zonja Çupi është deputete e listës së Bashës.

Sali Berisha deri nga viti 2013 nuk ka prodhuar asnjë deputet në Kuvend.

Këta gjithmonë i drejtuan gishtin Bashës si të paaftë, se të gjithë humbjet ishin fajet e tij.

Sot janë përballë faktit, a do e thyejnë dot atë 59 e Bashës?

Se ka mandate ai zotëria, pavarësisht mirë apo keq ka siguruar një numër mandatesh në parlament.

Berisha të paktën minimalisht në këtë betejë përballë Ramës, me kodin pa kodin, me amnistinë, me Diasporën, pa Diasporën duhet të provojë që është më i mirë se Basha.

Që përmes atij statuti të PD duhet të japë dorëheqjen nëse dështon.