Këlliçi: Administratori i Zall Herrit, Arben Maloku ka nisur sërish fushatën e blerjes së votave në Zall Herr dhe Kamëz

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Arben Maloku, Administratori i Zall Herrit, raportohet se ka nisur sërish fushatën e blerjes së votave në Zall Herr dhe Kamëz. 

Postimi i Këlliçit:

Për momentin mungon ylli i 5D, Arben Maloku, Administratori hajdut i Zall Herrit, i cili do të mbahet mend si banditi elektoral më i madh i ish komunave të Tiranës dhe ndërtuesi i 3 kateve pa leje në zemër të kryeqytetit!!!

Ky bandit elektoral, raportohet se ka nisur sërish fushatën e blerjes së votave në Zall Herr dhe Kamëz!

Ndërkohë TASK FORCA e SPAK vijon gjumin letargjik!