Zbërthehen bisedat e Veliajt nga qelia/ Ja si jepeshin direktivat nga paraburgimi i Durrësit (Pjesë nga Dosja)

Pak ditë më parë CNA paralajmëroi se do të bënte publike shumë shpejt përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit. Ashtu siç paralajmëroi duke nisur nga sot CNA do të fillojë publikimin e përgjimeve.

Duke nisur nga sot në orën 18:00 dhe në vazhdim ne do të publikojmë materialet dhe përgjimet e bëra në burgun e Durrësit ku Erion Veliaj urdhëron gazetarët të sulmojnë prokurorët.

Siç e shikoni në fotot e mëposhtme, në përgjime rezultojnë të përmenden të gjitha emrat e gazetarëve që më herët ishin bërë publikë nga CNA.

“Vihet re se shtetasi nën hetim Erion Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si ‘Redaktori’. Nga komunikimet konstatohet se shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te ‘Top’-i, e më konkretisht në emisionin ‘Top Story’ të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e ‘TV Klan’, ‘Report TV’, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme. Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të klikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri”, thuhet në njërin prej përgjimeve raporton CNA.

*Pjesë nga përgjimet në burgun e Durrësit

Në orën 18:00 dhe në vazhdim do të vazhdojmë të publikojmë materialet dhe përgjimet e bëra në burgun e Veliajt./ CNA

vijon..