''Kodi zgjedhor na ka futur në një proces atipik'', Çupi: Nëse do isha në listën e mbyllur nuk do...

Deputetja e PD, Dhurata Çupi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se është një kod zgjedhor që na ka futur në një proces atipik në kuptimin e mënyrës së të bërit fushatë elektorale.

Çupi: Nuk ishte surprizë as të isha në listën e mbyllur, as të isha në listën e hapur.

Tashmë kam vite që jam në politikë.

Jam mësuar të pres vendimin edhë në çastin e fundit.

Isha përgatitur të jem në listën e hapur për të bërë fushatë elektorale.

Por nëse do të isha në listën e mbyllur natyrisht do të kisha të njëjtin aktivitet politik.

Ndryshimi ndoshta do të ishte, nuk do filloja fushatën që në 7:00 të mëngjesit që e filloj tashmë dhe vazhdoj të jem në fushatë.

Nëse do të isha në listat e mbyllura patjetër do ta filloja fushatën më vonë edhe do futesha në shtëpi më herët.

Ky ishte ndryshimi.

Lista e hapur të ndërgjegjëson, të aktivizon më shumë sepse bëhet fjalë për forcën tënde politike dhe bëhet fjalë edhe për emrin tënd.

Është një kod zgjedhor që na ka futur në një proces atipik edhe në kuptimin e mënyrës së të bërit fushatë elektorale.