Zgjedhjet e 11 majit/ Çipa: Fushata është përqëndruar në marrëdhëniet midis PS dhe PD
Gazetari, Aleksandër Çipa në një intervistë në Ora News u shpreh se në planin klasik duket sikur përsëri fushata është e përqëndruar në marrëdhëniet midis PS dhe PD.
Çipa: Në planin klasik duhet përësëri sikur është e përqëndruar fushata në marrëdhëniet midis PS dhe PD.
Por në strategjinë që ndajnë të dyja këto subjekte vërehet një ndryshueshmëri.
PS duke qenë në pushtet dhe në një hapësirë kohore të gjatë të qeverisjes, 12 vjeçare ka ndërtuar një strategji për të krijuar një perceptim publik dhe elektoral se ekziston vërtet korpusi kryesor i opozitarizmit që është PD me koalicionin zyrtar të saj për një Shqipëri Madhështore.
Por në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe alternativa të tjera të opozitarizmit. Dhe kjo është arsyeja se pse në përditshmërinë e ditëve të fundit, të periudhës së fundit kryetari i PS, kryeministri Rama ka siluruar në formën e replikave virtuale komunikimet me Bashën.
